NACIONALE

Qeveria miraton mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas njoftimit, janë ndarë gjithsej 10,887,186.45 euro për mbulimin e shpenzimeve të procesit zgjedhor, ndërsa zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 7 qershor 2026.

Vendimi është marrë në kuadër të përgatitjeve institucionale për organizimin e procesit zgjedhor nga KQZ-ja.

The post Qeveria miraton mbi 10.8 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!