NACIONALE

Presidenca jep detaje për procedurën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë me kërkesë për verifikimin e kandidatëve të propozuar.

Afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ende nuk është përmbyllur për shkak se Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara.

Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

The post Presidenca jep detaje për procedurën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!