PDK-ja thërret në takim kryetarët e degëve, thotë se po mobilizohen për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur sot kryetarët e degëve të saj, duke kërkuar mobilizim të plotë të strukturave partiake në të gjithë vendin.
PDK rithekson se do të kundërshtojë çdo veprim të pushtetit që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik, duke u angazhuar në të gjitha format demokratike dhe institucionale për mbrojtjen e tyre.
“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar”, është shprehur kryetari Hamza.
PDK thekson se do të jetë në ballë të përpjekjeve politike dhe qytetare për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike për të ndalur përmbysjen e rendit kushtetues.
The post PDK-ja thërret në takim kryetarët e degëve, thotë se po mobilizohen për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës appeared first on KosovaNews.



