NACIONALE

PDK ia mbyll përfundimisht derën Fatmir Limajt

Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka njoftuar se Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se e vlerësojnë kontributin e Limajt dhe e respektojnë por nuk do të jetë pjesë e PDK-së.

“Sa i përket diskutimeve të fundit në media, ne kemi pranuar një letër nga kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj. Pas diskutimeve në kryesinë e PDK-së, kemi një qëndrim të përbashkët: e mirëpresim kontributin e z. Limaj dhe NISMA-s që do të japin për PDK-në në këto zgjedhje. Jemi të bindur që kjo mbështetje do të rrisë votën për partinë tonë. Për korrektësi ndaj jush, z. Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë. Ky ka qenë edhe vullneti i tij, pasi në letrën e dërguar ai nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës, por ka ofruar mbështetjen e subjektit të tij për rrugëtimin tonë të përbashkët”, tha Hamza para mediave.

The post PDK ia mbyll përfundimisht derën Fatmir Limajt appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!