NACIONALE

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.

Sipas burimeve të KosovaNews, gjatë aksionit të zhvilluar sot, Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, Stanko S., punonjës i Postës Serbe, i cili këtë detyrë e kishte ushtruar edhe gjatë periudhës së luftës.

Operacioni policor është zhvilluar edhe në disa fshatra të Komunës së Shtërpcës, përfshirë Berevcën, Gotovušën, Sevce, Peçinoçën dhe Vicën, ku janë ndaluar edhe disa persona të tjerë të komunitetit serb.

Lexo po ashtu:

Related Articles

Back to top button
error: JO !!