NACIONALE

Murati reagon pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: Akt banditesk dhe i papranueshëm

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas sulmit fizik të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku ndaj asamblistit së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Përmes një postimi publik, Murati e ka cilësuar ngjarjen si “akt banditesk dhe të papranueshëm”, duke dënuar sulmin e ndodhur ndaj Mehanit.

“Sulme të tilla nuk na zbrapsin, por veç na e rikujtojnë neve dhe të gjithë qytetarëve se sa e rëndësishme është që Kosova kurrë më të mos kthehet prapa, në duart e atyre që shtetin e konsiderojnë pronë private”, ka shkruar Murati.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë sa më shpejt dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Organet e rendit duhet që sa më parë të vendosin përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në reagimin e tij.

The post Murati reagon pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: Akt banditesk dhe i papranueshëm appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!