NACIONALE

Metë Shatri takon Sabri Bajgorën në BIK, diskutohet edukimi dhe vlerat tradicionale

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Metë Shatri, ka zhvilluar një takim në Bashkësinë Islame të Kosovës me Sabri Bajgora, Drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame dhe ish-kryeimam i Kosovës.

Përmes një postimi, Shatri bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e edukimit, ruajtjen e vlerave tradicionale dhe rolin e institucioneve në zhvillimin e shoqërisë.

Ai theksoi se biseda ishte e vlefshme dhe frytdhënëse, ndërsa shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë që iu bë gjatë vizitës.

Po ashtu, Shatri njoftoi se nga Bajgora pranoi dhuratë tre libra, të cilët tha se do t’i lexojë me kënaqësi të veçantë.

“Krejt për shtet, shtet për krejt!”, ka shkruar kandidati i LVV-së, Metë Shatri, në fund të postimit të tij.

Postimi i Plotë:

Related Articles

Back to top button
error: JO !!