Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin
Komisarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot viziton Kosovën.
Sipas agjendës, ajo do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot, orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, pret të premten në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Vizita e zyrtares së lartë evropiane vjen tri javë para zgjedhjeve të reja në Kosovë, të planifikuar
The post Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin appeared first on KosovaNews.



