NACIONALE

LVV në Prishtinë i reagon Ramës: Kur mungojnë argumentet, qytetarët e dallojnë propagandën nga realiteti

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Jeta Dida-Bujari, ka reaguar pas deklarimeve publike të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me kryeministrin Albin Kurti, duke i cilësuar si propagandë dhe mungesë argumentesh.

Në një postim në Facebook, Dida-Bujari ka shkruar se “kur mungojnë argumentet dhe vizioni”, atëherë, sipas saj, “nuk ka kuptim”.

“Kur mungojnë argumentet dhe vizioni, dhe kur pikërisht ajo ndodh me ata që për vite të tëra e kanë mbajtur shtetin peng të interesave personale, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si shpëtimtarë të Kosovës, me të vërtetë nuk ka kuptim”, ka shkruar ajo.

Ajo ka mbrojtur kontributin politik të Kurtit, duke thënë se mohimi i sakrificës së tij është “ose padije, ose tendencë e qëllimshme për manipulim”.

“Të flasësh për kontributin e Albin Kurtit duke e mohuar sakrificën, rezistencën politike dhe përballjen e tij me regjimin serb, është ose padije, ose tendencë e qëllimshme për manipulim”, ka theksuar Dida-Bujari.

The post LVV në Prishtinë i reagon Ramës: Kur mungojnë argumentet, qytetarët e dallojnë propagandën nga realiteti appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!