NACIONALE

LVV dhe LDK mbledhin Këshillet e Përgjithshme

Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot nga ora 12:00 mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të dalin emrat e strukturuar të partisë, për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbrëmë i është drejtuar anëtarësisë së partisë, duke theksuar zotimin e tij për bashkimin e të gjitha grupeve brenda subjektit.
Pak para Këshillit të LDK-së mblidhet ai i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas njoftimit të djeshëm të koalicionit LVV – Alternativa – Guxo – Partia Shqiptare Demokristiane, subjekti pritet të nisë organizimin për fushatën zgjedhore.

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së do të mblidhet me fillim nga ora 10:00.

The post LVV dhe LDK mbledhin Këshillet e Përgjithshme appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!