Luan Aliu takon aktivistët dhe qytetarët në Gjilan, prezanton programin dhe vizionin e LVV-së
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar sot takime me vullnetarë, anëtarë dhe aktivistë në kampin dhe tendën informuese të subjektit në Gjilan, ku qytetarët po njihen nga afër me programin, zotimet dhe kandidatët e kësaj force politike.
Sipas Aliut, atmosfera gjatë aktiviteteve ishte e ngrohtë dhe e mbushur me energji pozitive, ndërsa interesimi i qytetarëve për t’u informuar rreth platformës së Lëvizjes Vetëvendosje ishte i konsiderueshëm.
“Po shohim çdo ditë mbështetje në rritje për vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë. Bashkëbisedimet e drejtpërdrejta me qytetarët janë dëshmi e besimit që ata po e tregojnë ndaj angazhimit tonë”, ka theksuar Aliu.
Gjatë vizitave në tendën informuese, qytetarët patën mundësinë të marrin informacione mbi programin politik, të diskutojnë me aktivistët dhe kandidatët, si dhe të kalojnë momente miqësore në një ambient të hapur për komunikim dhe shkëmbim idesh.
Aliu falënderoi të gjithë qytetarët që po vizitojnë tendën e LVV-së në Gjilan, duke vlerësuar interesimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces zgjedhor.
“Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo mbështetje na jep forcë për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitoreve të reja”, u shpreh kandidati për deputet.
Luan Aliu garon në zgjedhje me numrin 88 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për ta parë videon, hapeni linkun në vijim:


