NACIONALE
Luan Aliu: Përkrahja e qytetarëve po dëshmon besimin për vazhdimin e punëve të mira
Kandidati për deputet nga Lvizja Vetëvendosje, Luan Aliu ka vazhduar takimet me qytetarë në lagje dhe fshatra të ndryshme, duke theksuar se mbështetja dhe entuziazmi që po sheh gjatë fushatës janë tregues i besimit për vazhdimin e projekteve dhe punëve të mira.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliu u shpreh se takimet me qytetarët janë karakterizuar nga energji pozitive dhe përkrahje e madhe, duke vlerësuar se qytetarët po kërkojnë një shtet që u shërben të gjithëve pa dallim.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje të në zgjedhjet e 7 qershorit, duke kërkuar votën për listën 116, si dhe për kandidatin për kryeministër dhe kandidaturën e tij me numrin 88.
“Krejt për shtet, e shteti për krejt! Më 7 qershor, ia qesim pikën!”, ka shkruar Aliu.



