NACIONALE
Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive
Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot, më 11 shtator, seancën konstituive, ndërsa në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas njoftimit të Kuvendit, vazhdimi i seancës do të mbahet sot, e premte, në orën 14:00, në sallën e seancave.
Në rendin e ditës është vetëm një pikë:
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Vazhdimi i seancës vjen pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku pati përplasje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe seanca u ndërpre.
The post Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive first appeared on KosovaNews.



