NACIONALE

Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës të St. Gallen Symposium 2026 në Zvicër, ku është diskutuar për sfidat gjeopolitike dhe rendin e ri global.

Në këtë panel ndërkombëtar, ajo dje theksoi ndryshimet në rendin global, rritjen e multipolaritetit dhe dobësimin e multilateralizmit, si dhe rolin e mekanizmave ndërkombëtarë në ruajtjen e paqes.
Kusari-Lila ritheksoi se, pavarësisht sfidave në integrimin evropian, rruga drejt Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik për Kosovën, duke ngritur njëkohësisht shqetësimin për standardet e dyfishta ndaj shteteve të vogla në arenën ndërkombëtare.

The post Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!