NACIONALE

Kusari-Lila dhe Haskuka shqyrtojnë hapat konkretë për zhbllokimin e Parkut të Biznesit 80-hektarësh që mbeti peng i PDK-së

Deputeti dhe kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE me numër 50 në listë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me zhbllokimin e Parkut të Biznesit në Prizren, e cila sipas Haskukës është e gatshme që t’i shërbejë bizneseve vendore, por ka mbetur peng i qeverisjes komunale të PDK-së në këtë qytet.

Mytaher Haskuka ka theksuar se ky park prej 80 hektarësh – më i madhi për prodhimtari në Kosovë – është bërë i gatshëm që nga viti 2021 pas investimeve në infrastrukturë gjatë mandatit të tij, por kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, nuk ka marrë asnjë veprim për funksionalizimin e tij.

“Qindra punëtorë mund të punësoheshin atje, por PDK-ja neglizhon. Ministrja Kusari-Lila më njoftoi se deri më tani, qeverisja e PDK-së në Prizren nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Ministri për shpalljen e këtij parku ‘Zonë Industriale’”, ka deklaruar Haskuka.

Ai ka bërë të ditur se me Kusari-Lilën kanë diskutuar hapat konkretë që Qeveria mund t’i ndërmarrë për funksionalizimin e parkut, pavarësisht bllokadës së Komunës së Prizrenit.

Postimi i Plotë i Mytaher Haskukës:

Sot vizitova ministren në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën biseduam për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend, por me theks të veçantë për Parkun e Biznesit në Prizren.

Ky është parku më i madh për prodhimtari në Kosovë me një sipërfaqe prej 80 hektarësh, ku gjatë mandatit tim e kemi bërë të gatshëm që t’u shërbejë bizneseve duke investuar në infrastrukturë.

Kështu, Parku i Biznesit është gati që nga viti 2021 për zhvillimin e ekonomisë së Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, por ja që deri më sot, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, nuk ka marrë asnjë veprim për funksionalizimin e këtij parku, ku do të mund të punësoheshin qindra punëtorë.

Lidhur me këtë çështje, ministrja Kusari-Lila më njoftoi se deri më tani, qeverisja e PDK-së në Prizren nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Ministri për shpalljen e këtij parku “Zonë Industriale”.

Teksa PDK-ja neglezhon, bizneset prizrenase dhe ato vendore në përgjithësi kanë probleme serioze se ku të gjejnë një vend adekuat për të investuar.

Lidhur me këtë, biseduam në detaje me Kusari-Lilën për mënyrat dhe hapat konkretë që mund të ndërmarrim si Qeveri për funksionalizimin e këtij parku, përkundër bllokadës së Komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga PDK-ja.
Mytaher Haskuka

The post Kusari-Lila dhe Haskuka shqyrtojnë hapat konkretë për zhbllokimin e Parkut të Biznesit 80-hektarësh që mbeti peng i PDK-së appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!