NACIONALE

Kurti vizitoi punimet për restaurimin e Kishës Katolike në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kishën Katolike në Ferizaj, restaurimi i së cilës pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

Teksa pa nga afër punimet e kryera gjatë fazës së dytë, Kurti theksoi se restaurimi, krahas Kishës, përfshin investime në kompleksin e saj në tërësi, në oborr dhe kuvendin e motrave të nderit.

“Kisha katolike nuk ka qenë vetëm objekt lutje edhe besimi, por njëkohësisht edhe solidariteti dhe ndihme”, tha ai.

Vlera e gjithmbarshme e këtij investimi në Kishën Katolike të Ferizajt, e cila këtë muaj mbush 100 vjet, është 1.78 milionë euro./Indeksonline/

The post Kurti vizitoi punimet për restaurimin e Kishës Katolike në Ferizaj appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!