NACIONALE

Kurti takon presidentin e Bankës Botërore, diskutojnë për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka takuar presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga.

Kurti ka thënë se me Bangën ka diskutuar për progresin e Kosovës në vitet e fundit, heqjen nga lista e shteteve të brishta e në konflikt, tranzicionin nga marrës në donator të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim, si dhe rritjen ekonomike.

Sipas Kurtit, për mandatin qeverisës në vijim, pas uljes së papunësisë nga 26 për qind në 10 për qind, fokus do të jetë rritja e cilësisë së vendeve të punës dhe e pagave, si dhe rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për orientimin e remitencave dhe kursimeve të mërgatës drejt sektorëve produktivë të ekonomisë.

Në anën tjetër, Kurti ka bërë të ditur se presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, ka prezantuar planin për mbështetjen e shteteve anëtare në krijimin e vendeve më cilësore të punës përmes sektorëve si ndërtimtaria, bujqësia produktive, shëndetësia, turizmi dhe prodhimtaria.

The post Kurti takon presidentin e Bankës Botërore, diskutojnë për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në vitet e fundit first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!