Kurti takon kryeministrin hungarez, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë të interesuara për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar gjithashtu rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it dhe kontributin e saj për paqen dhe sigurinë rajonale.
“Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri ka vlerësuar se forcimi institucional i Kosovës dhe integrimi i saj janë të rëndësishme për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.



