NACIONALE

Kurti priti në një takim shefin e zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e qeverisë në mandatin e ri.

Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u rikonfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!