NACIONALE

Kurti mbërrin në Maqedoninë e Veriut, përurohen punimet për autostradën Shkup-Bllacë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Maqedoni të Veriut, ku u prit nga homologu i tij, Hristijan Mickoski.

Kurti dhe Mickoski u takuan në mes të dy kryeqyteteve, për të përuruar fillimin e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë.

Krerët shtetërorë do të marrin pjesë në ceremoninë përuruese, për ndërtimin e këtij segmenti mjaft të rëndësishëm në lidhjen e dy shteteve.

Më herët, ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja, deklaroi se ndërtimi i kësaj autostrade do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë qarkullimin e qytetarëve në korridorin e tetë.

The post Kurti mbërrin në Maqedoninë e Veriut, përurohen punimet për autostradën Shkup-Bllacë first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!