NACIONALE

Kryetari i Fushë Kosovës liron nga detyra drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, Gëzim Zogiani.

Në një njoftim publik, Prebreza tha se vendimi është marrë në kuadër të zotimit për një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme, duke theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka theksuar se vendimi nuk paragjykon përgjegjësinë penale të Zogianit, duke shtuar se përcaktimi i fajësisë i takon organeve të drejtësisë.

“Përcaktimi i fajësisë u takon vetëm organeve kompetente të drejtësisë”, ka deklaruar Prebreza.

Sipas tij, Komuna e Fushë Kosovës do të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe institucionet tjera përgjegjëse për zbardhjen e plotë të çështjes.

Prebreza ka përsëritur se në Komunën e Fushë Kosovës nuk do të ketë “mbrojtje politike për asnjë emër, pozitë apo interes”, ndërsa ka thënë se llogaridhënia do të shoqërohet me veprime konkrete.

The post Kryetari i Fushë Kosovës liron nga detyra drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!