Kritikat e BE-së karshi ligjit për Specialen, vjen reagimi nga Nagavci
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se për çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale nevojitet harmonizim dhe koordinim mes të gjitha institucioneve të Kosovës.
Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Nagavci ka vlerësuar se koordinimi institucional është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht sa i përket adresimit të çështjeve që lidhen me Gjykatën Speciale.
Sipas saj, VV-ja ka besuar se kjo çështje duhet të adresohet përmes një strategjie shtetërore, me qëllim që të arrihen rezultate të suksesshme.
Ndërkaq, seanca e radhës plenare e Kuvendit është caktuar të mbahet të enjten, më 14 tetor.Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, më 14 tetor.
Ajo ka njoftuar se, përveç pikave të zakonshme të rendit të ditës, në këtë seancë do të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Po ashtu, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.
Nagavci ka bërë të ditur gjithashtu se është arritur pajtimi që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
The post Kritikat e BE-së karshi ligjit për Specialen, vjen reagimi nga Nagavci first appeared on KosovaNews.