NACIONALE

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Agjenda evropiane e Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimi i bashkëpunimit ishin në fokus të takimit mes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe ambasadorit të ri të BE-së në Kosovë, Dirk Schübel.

Konjufca e priti Schübelin në takim njoftues, me rastin e fillimit të mandatit të tij, ndërsa i uroi sukses në detyrën e re.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca theksoi rëndësinë e një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe substancial ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim që progresi i arritur nga vendi të reflektohet në hapa konkretë drejt integrimit evropian.

The post Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!