Haxhiu: Pas Kuvendit dhe Qeverisë, pritet zgjedhja e Presidentit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe të kontribuojnë që procesi i zgjedhjes së presidentit të përmbyllet me sukses.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar pas votimeve të zhvilluara sot.
Ajo ka theksuar se, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, zgjedhja e presidentit mbetet hapi i fundit për kompletimin e institucioneve të vendit.
“Pres që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haxhiu, duke nënvizuar nevojën që Kosova të ketë institucione të forta, funksionale dhe stabile, pa vonesa të tjera.
The post Haxhiu: Pas Kuvendit dhe Qeverisë, pritet zgjedhja e Presidentit first appeared on KosovaNews.



