NACIONALE

Haxhiu: Dakordimi i sotëm për presidentin, hap drejt funksionalizmit të institucioneve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidentin.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se dakordimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të institucioneve.

Reagimi i plotë:
E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës.
Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.
Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës.

The post Haxhiu: Dakordimi i sotëm për presidentin, hap drejt funksionalizmit të institucioneve first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!