NACIONALE

Haskuka publikon pamjet: Deputetë të LVV-së dhe ushtarë të FSK-së luajnë futboll për 10-vjetorin e pranimit në UEFA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,
​Mytaher Haskuka ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga turneu i organizuar mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtarëve të FSK-së, percjell KosovaNews.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

​Në fushë u panë deputetët Mefail Bajqinovci e Dimal Basha, Bylbyl Sokoli e Egzon Azemi si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Sipas Haskukës, ky turne simbolik shërbeu për të nderuar rrugëtimin e futbollit kosovar dhe për të treguar afërsinë me ushtrinë.

​“Turneu për 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA. Lojë e fortë me Ushtrinë e Kosovës,” shkroi Haskuka në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me fotografi që pasqyrojnë atmosferën sportive.

The post Haskuka publikon pamjet: Deputetë të LVV-së dhe ushtarë të FSK-së luajnë futboll për 10-vjetorin e pranimit në UEFA appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!