NACIONALE

Haskuka: Opozita u bllokua bashkë me Listën Serbe për të ndaluar 122 milionë euro për qytetarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka akuzuar opozitën për bllokimin e miratimit të pakos financiare prej 122 milionë euro, e cila sipas tij është paraparë për të ndihmuar qytetarët në përballimin e krizës ekonomike.

Në një reagim publik, Haskuka rikujtoi se opozita më herët kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, duke fajësuar qeverinë për mosveprim në kontekstin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se sot është thirrur seancë për rishikimin e buxhetit, me qëllim miratimin e një pakoje mbështetëse në vlerë prej 122 milionë euro për qytetarët, por sipas tij, kjo po pengohet nga opozita.

“Sot kemi thirrur seancë për rishikimin e buxhetit, për të miratuar pakon prej 122 milionë euro në mbështetje të qytetarëve për përballimin e krizës. Por, siç duket, janë mobilizuar bashkë me Listën për ta bllokuar”, ka deklaruar Haskuka.

Sipas tij, ekziston një kundërthënie në qëndrimet e opozitës, e cila njëkohësisht kritikon qeverinë për mungesë mbështetjeje dhe, nga ana tjetër, pengon miratimin e masave financiare për qytetarët.

Postimi i Plotë:

Patën thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe duke akuzuar qeverinë për mosveprim.

Sot kemi thirrur seancë për rishikimin e buxhetit, për të miratuar pakon prej 122 milionë euro në mbështetje të qytetarëve për përballimin e krizës. Por, siç duket, janë mobilizuar bashkë me Listën për ta bllokuar.

Pra, nga njëra anë kritikojnë se qeveria nuk po i mbështet qytetarët, ndërsa nga ana tjetër bllokojnë pikërisht mbështetjen prej 122 milionë euro për qytetarët.

The post Haskuka: Opozita u bllokua bashkë me Listën Serbe për të ndaluar 122 milionë euro për qytetarët appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!