NACIONALE
Driton Hyseni emërohet zëvendësministër në MMPH
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Driton Hysenin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se Hyseni do të mbajë këtë detyrë në kuadër të angazhimeve të reja institucionale për forcimin e politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Me rastin e emërimit, kryeministri në detyrë Kurti e uroi Hysenin për përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë pozitë.
The post Driton Hyseni emërohet zëvendësministër në MMPH appeared first on KosovaNews.



