Berisha: Më 7 qershor votojmë për vazhdimin e reformave në drejtësi
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Berisha, ka bërë thirrje për mbështetje të reformave në drejtësi, duke theksuar se ato janë kyçe për forcimin e shtetit dhe sundimin e ligjit.
Përmes një postimi publik, Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit janë një mundësi për të vazhduar reformat që, sipas tij, po e fuqizojnë shtetin dhe institucionet e vendit.
“Reforma në drejtësi është themeli i një shteti të drejtë, ku ligji vlen njësoj për të gjithë dhe ku institucionet punojnë në shërbim të qytetarëve. Me përkushtim për drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie, vazhdojmë ta ndërtojmë Kosovën që meritojmë”, ka shkruar Berisha.
Ai ka theksuar se angazhimi për drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie duhet të mbetet prioritet në rrugëtimin e vendit drejt forcimit të institucioneve demokratike.
Postimin e tij, kandidati i ka përmbyllur me moton: “Krejt për shtet, shtet për krejt”.



