Berisha: Më 7 qershor qytetarët vendosin për drejtimin e ardhshëm të Kosovës
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Berisha ka theksuar se zgjedhjet e 7 qershorit paraqesin një moment të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, do të zgjedhin mes dy vizioneve të ndryshme për qeverisjen e vendit.
Përmes një postimi publik, Berisha ka deklaruar se njëri vizion përfaqësohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila synon një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa vizioni tjetër, sipas tij, e sheh shtetin si privilegj për interesa të ngushta.
Ai ka vlerësuar se 7 qershori është dita kur qytetarët do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të Kosovës, duke e cilësuar atë si mundësi për t’i dhënë fund bllokadave, pengesave dhe politikave të së kaluarës.
Berisha ka kërkuar mbështetje për subjektin e tij politik dhe për liderin e tij, Albin Kurti, duke ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë për numrin 116 – Lëvizja Vetëvendosje, numrin 1 – Albin Kurti dhe numrin 64 – Arsim Berisha.
Fushata e tij shoqërohet me moton: “Krejt për SHTET, SHTET për Krejt!”.



