NACIONALE

“Bashkëpunimi që sjell rezultate”, Krasniqi flet për partneritetin me BE-në

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për zhvillimin lokal, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.

Krasniqi ka bërë të ditur se këto çështje i ka trajtuar ë enjten në Letnicë, në kuadër të Ditës së Bashkëpunimit Evropian 2026.

Ai ka veçuar projektin “Rruga Kulturore – Në Gjurmët e Nënë Terezës”, duke theksuar se ky projekt dëshmon se si mbështetja e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mund të sjellin rezultate konkrete për komunitetet lokale.

“Në një vend me domethënie të veçantë shpirtërore dhe historike, të lidhur ngushtë me jetën dhe rrugëtimin e Nënë Terezës, projekti “Rruga Kulturore – Në Gjurmët e Nënë Terezës” dëshmon se si mbështetja e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mund të shndërrohen në rezultate konkrete për komunitetet lokale”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa ka thënë se si Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal, mbeten të përkushtuar në fuqizimin e komunave, thellimin e partneriteteve ndërkufitare dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, me qytetarin në qendër të politikave tona.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!