NACIONALE
Bajqinovci zgjedhet në krye të Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci është zgjedhur në krye të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai ka falënderuar deputetë për votën dhe besimin e tyre.
Postimi i plotë:
Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga Lëvizja VETËVENDOSJE, për të udhëhequr Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Falënderoj kolegët deputetë për votën dhe besimin e tyre.
Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim, seriozitet dhe përgjegjësi, në shërbim të sigurisë, mbrojtjes dhe interesave të Republikës së Kosovës
The post Bajqinovci zgjedhet në krye të Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes first appeared on KosovaNews.



