NACIONALE
Bajqinovci thirrje diasporës: Regjistrohuni për votim, mërgata është forca e Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një video-mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve, ka bërë thirrje për mobilizim dhe regjistrim për votim në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Bajqinovci theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në vendimmarrje, duke e cilësuar mërgatën si një nga shtyllat kryesore të Republikës së Kosovës.
“Të gjithë ju që nuk do të vini fizikisht në Kosovë, regjistrohuni sa më parë dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes për vendin tonë”, u shpreh Bajqinovci.
Kujtojmë se KQZ ka bërë të ditur se
procesi i regjistrimit për votim nga diaspora do të zhvillohet nga 6 deri më 17 maj 2026.
The post Bajqinovci thirrje diasporës: Regjistrohuni për votim, mërgata është forca e Kosovës appeared first on KosovaNews.



