NACIONALE

Avokati i Popullit kërkon drejtësi nga Dhomat e Specializuara

Avokati i Popullit Naim Qelaj në një konferencë për media ka prezantuar shqetësimet e tij në lidhje me Dhomat e Specializuara.

Qelaj ka kërkuar që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos dënohet por njëkohësisht askush prej të fajtorve të mos mbetet pa ndëshkuar.

“Tentimi për me i dhënë cfarë do konotacioni jashtë standardeve, në të cilat sistemi jonë i drejtësisë funksionon.

Meqenëse kjo Gjykatë është e Republikës së Kosovës dhe është shqetësim i secilit qytetar të Kosovës, njëkohësisht edhe i imi si avokat i popullit, ne dëshirojmë që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos pësojë, por edhe askush i fajshëm të mos mbetet i pandëshkuar.

Unë mendoj se ky raport do t’i ndikojë Gjykatës Speciale në transparencë dhe llogaridhënie më të madhe dhe me i dhënë përgjigje shqetësimeve të ngritura”, tha ai

The post Avokati i Popullit kërkon drejtësi nga Dhomat e Specializuara appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!