NACIONALE
Arsim Berisha kërkon mbështetje për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 7 qershorit
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Berisha, ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë për vazhdimin e, siç i ka quajtur ai, punëve të mira dhe për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka kërkuar mbështetje për listën zgjedhore të Vetëvendosjes, duke bërë thirrje që vota t’i jepet subjektit politik me numër 116, kandidatit për kryeministër Albin Kurti me numër 1, si dhe atij personalisht me numër 64.
“Së bashku për shtetin tonë, për familjet tona dhe për brezat që vijnë”, ka shkruar Berisha.



