NACIONALE
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën ‘’Bill Klinton’’ në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.
Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret trafiku i kryeqytetit.




