Mrekullia zgjat pak! Italia mund Shqipërinë 2:1

Duhej një mrekulli, por një e tillë zgjati shumë pak. Shqipëria bie në debutim në “Euro2024”, me kuqezinjtë që pësuan një humbje 2-1, një humbje me përmbysje që djeg jo pak, pasi pritshmëritë ishin shumë të mëdha.

Në fund diferencën e bëri edhe një herë tradita e madhe e një përfaqësuese si Italia, e cila ishte dhe mbetet një tabu për Shqipërinë. 23 sekonda për të shkruar historinë, realizuam golin më të shpejtë në një Evropian, por perla e Nedim Bajramit ishte thjeshtë një mirazh i bukur.

Për fat të keq, Italia përmbysi gjithçka brenda pesë minutave duke përfituar nga një moment jo i kuqezinjve.

Bastoni me kokë në shtyllën e dytë fitoi duelin ajror, duke dërguar topin në trekëndësh. “Azzurrët” nuk u mjaftuan me kaq, por Barella, pikëpyetja e madhe e këtij takimi, me një goditje të fortë nga distanca dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur Strakoshën për herë të dytë.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria bëri pak për të trembur Italinë, ndërsa ekipi i Spallettit administroi me qetësi një sukses të rëndësishëm duke e futur në valle për të siguruar kualifikimin në grupin e “ferrit”.

Pavarësisht se dalim duar bosh, kjo ishte një paraqitje pozitive, me ëndrrën kuqezi që vijon.

Lajmet Mrekullia zgjat pak! Italia mund Shqipërinë 2:1 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>