​Moti për javën e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira, me ngritje të temperaturave maksimale deri në 24 gradë Celsius, si dhe reshje lokale shiu ditën e mërkurë dhe të premte.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18 – 21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin riga lokale shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të jenë 5-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 17-20 gradë. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Ditën e enjte do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të premten do të ketë mot kryesisht të vranët, me riga shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19 – 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi 1-9 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>