​Sulmi në Banjska, Sveçla: Kemi fituar për shkak të përgatitjeve paraprake

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë panelit të politikave të mbrojtjes dhe sigurisë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se suksesi i zmbrapsjes së sulmit terrorist të Serbisë në Banjska ka ardhur si rezultat i përgatitjeve të gjata të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka ardhur për shkak se ka pasur shtrirje të gjithanshme në veri të Kosovës.

Sveçla ka përmendur edhe heroin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në Banjskë, nga grupi terrorist i Milan Radoiçiq.

 

“Në rastin e Banjskës, Vuçiq ka thënë se ne kemi pasur informata inteligjente nga një faktor i jashtëm, duke pretenduar se ne nuk jemi të aftë që suksesshëm të ballafaqohemi me grupet e tyre terroriste. Suksesi i Banjskës ka ardhur si rezultat i përgatitjeve të gjata, jo vetëm të Policisë së Kosovës, por të gjitha institucioneve që kanë pasur rol në mobilizimin e shtetit tonë në atë pjesë. Edhe vetë reagimi i shpejtë i shumë njësiteve policore ka ardhur për shkak se ne, kemi shtrirje të gjithanshme, në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Jemi fitues duke mos harruar edhe sakrificën e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili është shëmbëlltyra e vërtetë e një heroi tonë”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka potencuar se MPB-ja arriti të zbulojë dëshmitë e planit terrorist të grupit të Radoiçiq, i cili ishte aneksimi i 17 për qind të territorit të Kosovës.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker