Lajçak paralajmëron fillimin e përgatitjeve për një takim Bislimi- Petkoviq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar për javën që vjen nisjen e përgatitjes së një takimi në nivel kryenegociatorësh në mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme.

Lajçak gjatë përmbledhjes së aktiviteteve të tij përmes një postimi në Facebook, të dielën, paralajmëroi takim në mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen për takimin e radhës të negociatorëve kryesorë në Bruksel, të cilin do të dëshiroja ta organizoja në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak ndër tjera.

Ai gjithashtu ka shtuar se “Të jemi realist Kosova do të ketë zgjedhje në shkurt. BE është në periudhë tranzicioni dhe mu kërkua që ta vazhdoj mandatin që të ketë vazhdimësi dhe procesi po vazhdon ne po takohemi në nivel të kryenegociatorëve, por përvoja tregon se nuk mund të presësh ndonjë rezultat në zgjedhje. Po e përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker