Maqedonci deklarohet rreth ushqimit që i servohet pjesëtarëve të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë disa deklarata për ushqimin që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.
Sipas Maqedoncit, që nga viti 2015 furnizimi është bërë në mënyrë emergjente dhe në minutën e fundit, çka ka krijuar hapësira për keqpërdorim.
“Njëra ndër qëllimet kryesore që ka qenë edhe i vendosur në programin e LVV-së, ka qenë që të krijohet sa më shumë vetë qëndrueshmëri në ushtri. Vetëqëndrueshmëria në ushqim është bazike për funksionin dhe për operacionalitetin e FSK-së. Prandaj përmes këtij koncepti, përveç që do të kursejmë para, do të kemi një siguri në aspektin e furnizimit të njësiteve tona me ushqim, dhe do të kemi një mos-varësi për elementet bazike nga operatorët që nuk do të ishte e keqe në gjendje normale por nuk mund të planifikohet që të bëhet kur kemi operacione dhe luftime…”, tha Maqedonci.