Lëvizja VETËVENDOSJE themelon Pikën BRATATIN-VRAJAKË të Rahovecit
Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec së bashku me aktivistët e saj, formuan Pikën e Lëvizjes për fshatrat Bratatin-Vrajakë. Këta aktivistë entuziastë të cilët asnjëherë nuk ju ndan aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sërish njëzëri votuan dhe zgjodhën për kryetar ekonomistin e diplomuar z. Mehmet Gashi, një prej aktivistëve më të devotshëm në tërë Qendrën e Rahovecit, e krahas kësaj u votua edhe struktura e kësaj PIKE. Pas procesit të votimit dhe zgjedhjes së Pikës, për një fjalë rasti iu drejtua Koordinatori i Qendrës Prof. Dr. Ali Dula, i cili falenderoi pjesëmarrësit të pranishëm për pëkrahjen palëkundur të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe për zgjedhjen e Pikës.
Kryetarit Mehmet Gashit dhe tërë strukturës së Pikës i uroi mbarësi e plotë suksese në organizimin, zhvillimin dhe rritjen e Lëvizjes, që për synim të ketë të mirën e përbashkët shtetërore, me mirëqenie qytetare, avancimin e drejtësisë si dhe forcimin e gjithëmbarshëm të Republikës sonë. Në fund të takimit, kryetari i sapozgjedhur i Pikës Bratatin-Vrajakë z. Mehmet Gashi i falenderoi të gjithë bashkëvendasit e tij për besimin dhe detyrën duke uruar që e mira e përbashkët përmes Lëvizjes VETËVENDOSJE! të na prijë në çdo proces shtetëror.