Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec themelohën Pikën në fshatin Senoc

Qendra Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec në bashkëpunim me aktivistës e Lëvizjes të fshatit Senoc organizuan themelimin e Pikës në këtë fshat.

Në një atmosferë tejet pozitive dhe me një entuziazëm të madh të aktivistëve të këtij fshati dhe nën organizimin e Komisionit Zgjedhor të Qendrës sonë, kryetari i Pikës së Senocit u zgjodh z. Bashkim Morinna së bashku me gjithë strukturën udhëheqëse të Pikës. Pas zgjedhjes së tij, kryetari Bashkim Morina falenderoi të gjithë bashkëvendasit e tij për besimin e dhënë dhe dhënies së përgjegjësisë që të avancojë akoma edhe më sukseshëm rezultatet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, fjalën përshëndetëse kishte Koordinatori i Qendrës Prof. Dr. Ali Dula, i cili i falenderoi gjithë aktivistët senocas për angazhimin dhe gatishmërinë për themelimin e Pikës. Më tej, ai tha se Senoci edhe në zgjedhjet e fundit kuvendore ka qenë prijëtar në besimin dhe inkurajimin e të rinjve të këtij fshati për Lëvizjen. Ndaj këtë Pikë e kuptojmë si tejet të rëndësishme edhe në procese dhe suksese të ardhshme zgjedhore. Prof. Dula uroi kryetarin e Pikës së Senocit, Bashkim Morina për detyrën e re, për angazhimin e tij edhe më të hershëm dhe për sukseset e radhës të Lëvizjes në Senoc.

Gjithashtu pjesëmarrës në themelimin e kësaj Pike ishin dhe dy mysafirë të respektuar nga Kuvendi i Kosovës, deputetja znj. Fitore Pacolli dhe deputeti z. Milazim Salijaj, të cilët kishin dhe fjalën e tyre përshëndetëse.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>