Përveç humbjes, UEFA gjobit me 6 mijë euro FFK-në për “shkak të sjelljes së pahijshme të ekipit”

Rumania ka marrë fitore 3:0 në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës të premten, ka vendosur UEFA të mërkurën.
Veç kësaj, UEFA ka gjobitur edhe me 6 mijë euro Federatën e Futbollit të Kosovës për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.
Ndërkaq, Federata Rumune e Futbollit është dënuar me përafërsisht 150 mijë euro.