Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në Kosovë

Sot në kryeqytetin e Francës nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit, u mbajt Forumi i parë Ekonomik i Kosovës në Paris, me përfaqësues të qeverisë, agjencive zhvillimore dhe kompanive franceze.

Bëhet e ditur se krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e bëri hapjen e këtij forumi, të pranishëm dhe pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe katër ministra të kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të cilët patën nga një fjalë rasti, si dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

“Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti renditi arsyet, nënvizoi përparësitë dhe veçoi sektorët me më së shumti mundësi për investime të huaja. Ai paraqiti para të pranishmëve potencialin dhe ofertën e Kosovës për investitorë të huaj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Digjital, Turizmit, Energjisë, Prodhimit të lehtë, dhe Agrikulturës. Pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, që flet më shumë se një gjuhë të huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdishëm, progresi demokratik në vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet në infrastrukturë, si dhe planet për mbi 50 projekte të infrastrukturës në transport, mjedis dhe energji, janë elementet kyçe që e bëjnë Kosovën tërheqëse për investitorë të huaj, veçoi kryeministri Kurti, teksa u bëri ftesë të pranishmëve dhe kompanive franceze që të investojnë në Kosovë”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Në këtë forum, mori pjesë edhe ministri i Francës për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin kryeministri Kurti kishte zhvilluar një takim gjatë ditës.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë prezantimit të tij, foli për projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën me rajonin, me fokus të veçantë në lidhjet dhe infrastrukturën hekurudhore që ndikon në rritjet e shkëmbimeve tregtare dhe ndërlidhjen e vendeve dhe në të njëjtën kohë i shërben agjendës sonë së gjelbër.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se “me norma të rritjes ekonomike më të larta në rajon, qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit e informalitetit, e vlera të përbashkëta me kombet e familjes evropiane, Kosova është gjithnjë më tërheqëse për investime nga shtetet evropiane, thuhet në njoftimin zyrës së Kryeministrit.

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se “viteve të fundit Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në avancimin e politikave dhe reformave ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ftesë për investime në agrikulturë dhe në sektorin e procesimit të ushqimit, bëri edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>