Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kryeziu thotë se kamerat në Veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri. Ai tha se kamerat janë në çdo qytet dhe si të tilla janë në shërbim të sigurisë publike.

Ai ka theksuar se këto kamera menaxhohen nga policia.

“Në komuna të ndryshme me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë edhe ato në veri të vendit, strukturat ilegale serbe dhe organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” vazhdimisht kanë përdorur kamerat e vëzhgimit, të cilat kanë qenë të qasshme edhe për institucionet e sigurisë së Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë sekuestruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përdorur për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Tutje ai deklaratën e Listës Serbe e ka quajtur si reagim ndaj humbjes së mjeteve për presion e frikësim të qytetarëve.

“Në të kaluarën, bashkëpunëtorë të Listës Serbe i kontrollonin këto kamera. E kur kishin një kontroll të tillë, asnjëra prej tyre nuk kishte punuar më 16 janar 2018, kur u vra politikani serb Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Kryeziu.

“Koha e banditëve të kthyer në terroristë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile” ka marrë fund. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike”, ka vijuar Kryeziu.

Nëpërmjet një reagimi, Lista Serbe ka pretenduar se kamerat e sigurisë në hapësira publike shkelin të drejtat e privatësisë së qytetarëve serb.

Lajmet Kryeziu thotë se kamerat në Veri janë në shërbim të sigurisë publike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>