Dalin pamjet e atentatit ndaj shqiptarit në Athinë, u qëllua me breshëri plumbash në makinë – gruaja në lot pranë trupit të pajetë (VIDEO)

Publikohen pamjet nga atentati ndaj një çifti shqiptarësh në Athinë.

Sipas medieve greke, persona të paidentifikuar iu afruan çiftit të shqiptarëve që ndodheshin brenda makinës dhe i qëlluan me breshëri armësh nga motori.

Ngjaja e rëndë ka nodhur në rrugën Mesolongji të Athinës rreth orës 21:30. Sipas policisë greke, burri 32-vjeçar i identifikuar si Roan Brahimi ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është dërguar me urgjencë në spital.

Brahimi njihet në Shqipëri si armik i Ervis Martinajt, ish-bosit të lojërave të fatit i zhdukur prej 8 gushtit 2022.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke duket edhe një grua teksa qan pranë automjetit ku u qëllua viktima.

Autoritetet thonë se kanë nisur kërkimet për identifikimin e autorëve, dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes, të panjohura deri më tani.

Lexo edhe:

Ekzekutohet në një atentat armiku i Ervis Martinajt, gruaja mbetet e plagosur

Lajmet Dalin pamjet e atentatit ndaj shqiptarit në Athinë, u qëllua me breshëri plumbash në makinë – gruaja në lot pranë trupit të pajetë (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>