Arrest me burg për 4 të arrestuarit nga SPAK
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuar gjatë megaoperacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.
Masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë është konfirmuar për Enver Diva, Besian Xhixha, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja. Në orën 14:00 është masa për Shullazin.
Diten e djeshme masa arrest me burg u la ne fuqi dhe per Naim Stafuken, Robert Laci, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli, Armando dhe Eduart Ndreca si dhe Blerim Abazi.
Pak ditë më parë SPAK finalizoi një operacion ku u lëshuan 50-urdhër arreste, mes të cilëve 3 punonjës policie.
Nga ky operacion u goditën disa grupe kriminale të cilat operojnë brenda dhe jashtë vendit.
Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.
Lajmet Arrest me burg për 4 të arrestuarit nga SPAK >> Rahoveci INFO.