Kroacia e rikonfirmon mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua marrëdhënia e shkëlqyer mes dy vendeve, me ç’rast presidenti kroat theksoi mbështetjen e vendosur për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, në këtë takim Milanoviq ka konfirmuar se Republika e Kosovës mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Milanoviq ritheksoi besimin e tij se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të kishin qenë tashmë në fazën përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se vendi është anëtar i NATO-s për 15 vjet. Është biseduar edhe për situatën në Evropën Juglindore, ku presidenti Milanoviq ka konfirmuar se Republika e Kosovës mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në takim kanë qenë pjesëmarrës edhe pjesëtarë nga ekipet e dy palëve.

Lajmet Kroacia e rikonfirmon mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>