Krenar Lloga: Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca – e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive!
Ministër i Drejtësisë njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga ka kujtuar ngjarjet e 27 prillit 2017, kur Parlamenti i RMV u sulmua nga huliganët e VMRO.
Për pasojë Ziadin Sela u dhunua barbarisht. Dhuna erdhi pasi Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Në një postim në profilin e tij Lloga ka shkruar: “Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca, e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive”.
Postimi
“Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca, e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive! #kurrëMë27Prilli #ZiadinSela #meDinjitet #pastër #HarresaPaguhetShtrenjtë #MohimiVretMeshume
Lajmet Krenar Lloga: Ca liderë i rrit beteja, përballja, lufta, burgu e rezistenca – e ca të tjerë i rrit veç “pudra” e studiove televizive! >> Rahoveci INFO.